Bota

“Hero” Erdogan/ Ndodh sërish, presidenti turk ndalon burrin të hidhet nga ura e Bosforit

Erdogan ishte rrugës për në kantierin e anijeve Pendik për të dorëzuar një korvetë të prodhimit turk në Pakistan.

26 Nëntor 2022, 07:36 Nga A.B
“Hero” Erdogan/ Ndodh sërish, presidenti turk ndalon burrin
Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdoğan ka shpëtuar një burrë nga vetëvrasja. Ngjarja ka ndodhur të premten në njërën nga urat e Bosforit, teksa po kalonte presidenti me shoqëruesit e tij.

Aty ai ka parë një qytetar që po tentonte të rrëzohej nga ura. Më pas ndaloi makinën presidenciale dhe shkoi te burri, për ta bindur që të mos bjerë në ujë.

Me sa duket, përpjekja e Erdoganit funksionoi dhe burri ndryshoi mendje. Madje Erdogan ka urdhëruar që të kujdeset për të.

Erdogan ishte rrugës për në kantierin e anijeve Pendik për të dorëzuar një korvetë të prodhimit turk në Pakistan.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Krishtlindje të vitit 2015! Në fakt, fatlumi, atëherë, kishte veshur pothuajse të njëjtat rroba me njeriun që u “shpëtua” sot nga... presidenti i Turqisë.

Shikoni videon nga tentativa e vitit 2015

erdogan

Sondazh

Poll