Sport

Valencia i përgjigjet Gakpos, Holanda dhe Ekuadori shtyjnë kualifikimin për ndeshjen e fundit

Përfundon 1-1 ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit, rezultat që shtyn kualifikimin për të dyja përfaqëseuset.

25 Nëntor 2022, 19:10 Nga DOSJA

Valencia i përgjigjet Gakpos, Holanda dhe Ekuadori shtyjnë

KATAR-Përfundon 1-1 ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit, rezultat që shtyn kualifikimin për të dyja përfaqëseuset. Holandezëve u duhet vetëm një barazim ndaj Katarit tashmë të eliminuar, ndërsa amerikano-jugorët thjesht nuk duhet të humbin përballjen direkte me Senegalin.

Skuadra e Van Gaal kaloi në epërsi në minutën e 6' Gakpo që shënoi, por më pas u zhduk duke mos prodhuar asgjë në fazën ofensive. Kështu, pas një goli të anuluar për pozicion jashtë loje të Estupinan në fundin e pjesës së parë për shkak të një pozicioni jashtë loje, Ekuadori gjeti barazimin me Valencia-n, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës dhe goli i 6-të në 5 ndeshjet e fundit. Ekuadori ishte më afër fitores, por 90 minutat plus shtesat u mbyll me shifrat 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

holanda ekuador

Sondazh

Poll