Sport

Francë - Danimarkë/ Danimarka kërkon fitoren për të shpresuar te kualifikimi. Franca do të bëjë ‘kampionen’…

Lucas Hernández, mungesa e vetme e Deschamps. Danezët, me ndryshime për të shpresuar…

26 Nëntor 2022, 10:34 Nga DOSJA

Francë - Danimarkë/ Danimarka kërkon fitoren për të

KATAR - Kombëtarja e Francës dhe ajo e Danimarkës: përballen me njëra-tjetrën në Kupën e Botës “Katar 2022”, sot, më 26 nëntor, në orën 17:00, në ‘Estadio 974’, teksa të dyja skuadrat i përkasin grupit D.

Kombëtarja franceze ka fituar 4-1 ndaj Australisë dhe është kryesuese e grupit, me aspirata për të kaluar në raundin tjetër. Kombëtarja e Danimarkës vjen nga barazimi 0-0 ndaj kombëtares së Tunizisë në debutimin e saj në këtë kampionat botëror dhe ndodhet në vendin e tretë në grup.

Ja dhe formacioni i mundshëm i Francës dhe Danimarkës për ndeshjen e sotme:

Francë - Danimarkë/ Danimarka kërkon fitoren për të

Përsa i përket ndeshjes së fundit, trajneri i Francës nuk mund të llogarisë Lucas Hernández, i cili pësoi një këputje të ligamentit në gju, por do të jetë i vëllai, Theo, ai që do të zërë vendin e tij siç bëri të martën. Raphael Varane do të kthehet në formacion, pasi ka humbur premierën. Ai do të jetë ai që shoqëron Dayot Upamecano në prapavijë, ndaj do të zëvendësojë Ibrahima Konaten.

Kombëtarja daneze është e detyruar të arrijë një rezultat favorizues ndaj favoritit kryesor të grupit, për të mbajtur gjallë iluzionin e daljes në fazën e 1/8-të. Kasper Hjulmand gjithashtu do të duhet të bëjë një modifikim të detyrueshëm për shkak të dëmtimit të Delaney. Mikkel Dammsgaard do të jetë në krye të plotësimit të vendit vakant në mesfushë.

Për herë të fundit këto dy skuadra u takuan më 25 shtator të këtij viti në UEFA Nations League. Me atë rast Danimarka fitoi 2-0 me golat e Kasper Dolberg dhe Andreas Skov Olsen. Më herët, në Paris, fitoren morën edhe danezët, këtë herë 1-2 me një dygolësh të Andreas Cornelius.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll