Sport

Katar, skuadra e parë e eleminuar nga Kupa e Botës, mikëpritësit janë përfaqësuesja më e dobët në histori

Humbja ndaj Senegalit në ndeshjen e dytë të Grupit A i kushtoi Katarit eleminimin nga Kupa e Botës.

25 Nëntor 2022, 21:21 Nga DOSJA

Katar, skuadra e parë e eleminuar nga Kupa e Botës,

KATAR-Humbja ndaj Senegalit në ndeshjen e dytë të Grupit A i kushtoi Katarit eleminimin nga Kupa e Botës. Për herë të dytë në 22 edicione të Botërorit, vendi organizator u eliminua në grupe. Për herë të dytë, në historinë e 22 Botërorëve, vendi organizator u eliminua në fazën e parë.

Përpara ditës së sotme, rekordi negativ ishte vetëm i Afrikës së Jugut në vitin 2010, por sërish ka një ndryshim, përfaqësuesja afrikane luajti kualifikimin deri në ndeshjen e fundit të grupit, duke u larguar pavarësisht 4 pikëve të fituara me Meksikën dhe Francën. Katari sigurisht që do të bëjë më keq, pasi në rast një suksesi (të pamundur) ndaj Holandës maksimumi mund të përfundojë me tre pikë.

"Ne e dimë se sa e vështirë është ky kompeticion- pranoi trajneri i Katarit, Sanchez -. Ne do të dëshironim të shkonim sa më larg që të ishte e mundur në turne, por ne e dimë se cilat janë kufijtë tanë." As strategjia e natyralizimit të shumë lojtarëve nuk ka dhënë efektet e dëshiruara. Për mua ishte hera e parë në Kupën e Botës, do ta bëja sërish këtë eksperiencë fantastike".

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes katar

Sondazh

Poll