Sport

Barazim i heshtur mes Anglisë dhe SHBA-së, kualifikimi vendoset ndeshjen e fundit

Përfundon 0-0 Angli-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndeshja e dytë e Grupit B të Botërorit 2022.

25 Nëntor 2022, 22:02 Nga DOSJA

Barazim i heshtur mes Anglisë dhe SHBA-së, kualifikimi vendoset

KATAR-Përfundon 0-0 Angli-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndeshja e dytë e Grupit B të Botërorit 2022. Shtetet e Bashkuara luajtën më mirë në pjesën e parë. Mundësia më e rrezikshme për amerikanët erdhi nga Pulisic me topin që shkoi në traversë.

Anglia ndërton mundësitë më të rrezikshme nga krahu i djathtë dhe nga një kros në zonë Kane tentoi të shënonte por pa ia dalë. Pjesa e dytë është më e ekuilibruar dhe hapësirat fillojnë të ngushtohen. Frika e humbjes bëri që dy skuadrat të mendojnë për mbrojtjen.

Të dyja skuadrat do të luajnë ndeshjen e fundit kalimin për në fazën me eleminim direkt. Anglezëve u duhet vetëm një barazim kundër Uellsit, ndërsa amerikanëve domosdoshmërisht duhet të mposhtin Iranin.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes shba anglia

Sondazh

Poll