Sport

"Se*si gjatë Kupës së Botës? Një gjë normale", Luis Enrique flet troç me tifozët e Spanjës: "Një orgji do të ishte..."

Ashtu siç ishte premtuar, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, po vazhdon transmetimet e tij në Twitch, ndërkohë që Spanja është në Kupën e Botës në Katar.

25 Nëntor 2022, 18:50 Nga DOSJA

"Se*si gjatë Kupës së Botës? Një gjë

KATAR-Ashtu siç ishte premtuar, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, po vazhdon transmetimet e tij në Twitch, ndërkohë që Spanja është në Kupën e Botës në Katar. Ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës dukej shumë i relaksuar në bisedën e fundit live me tifozët. Deri në atë pikë sa foli edhe për një nga tabutë më të mëdha në botën e futbollit: seksin para ndeshjeve. Për këtë temë Luis Enrique ka treguar se i ka idetë mjaft të qarta.

"Është qesharake ta ndalosh. Është diçka që unë e konsideroj normale. Sigurisht, nëse shkon në një orgji një natë para ndeshjes, padyshim që nuk është ideale, por kur unë stërvit klubin e di që lojtarët janë në shtëpi një natë para ndeshjes dhe nuk është diçka që më shqetëson. Nëse ata kryejnë mardhënie seksuale është sepse kanë nevojë për të. Por e përsëris me sens të përbashkët! Secili me partnerin e vet. Eshte normale. Kur isha lojtar, nëse isha në shtëpi para ndeshjes, me gruan time, bënim gjithmonë atë që duhej të bënim…”.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes katar luis enrique spanja

Sondazh

Poll