Aktualitet

Nuk pranoi t’i rindërtonte shtëpinë/ Shqiptari kap thikën, qëllon 12 herë moldaven, e reja shpëtohet nga qeni i saj

3 Shtator 2019, 15:32 Nga DOSJA
Nuk pranoi t’i rindërtonte shtëpinë/ Shqiptari kap

ITALI– Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka goditur 12 herë me thikë një grua me origjinë nga Moldavia.

Ngjarja ka ndodhur në Chieti, ku shqiptari pasi kishte kryer një pjesë të rikonstruksionit në shtëpinë e 33-vjeçares ishte rikthyer për të punuar.

Pasi pronarja e shtëpisë nuk ka pranuar që të punojë sërish për të, i riu ka marrë thikën dhe ka goditur në bark dhe në gjoks moldaven duke i shkaktuar dëmtime serioze në fytyrë.

Gruaja u shpëtua nga qeni i saj i racës Abruzzese, i cili sulmoi shqiptarin duke e plagosur në fytyrë.

E reja nga Moldavia u shtrua me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll