Aktualitet

Prisnin pyje në mënyrë të paligjshme, procedohen 3 persona në Shkodër dhe inspektori (VD)

3 Shtator 2019, 14:54 Nga DOSJA
Prisnin pyje në mënyrë të paligjshme, procedohen 3 persona

SHKODËR– Katër persona, mes tyre një inspektor pyjesh janë proceduar nga policia e Shkodrës. Mësohet se katër të proceduarit akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve.

Sipas njoftimit zyrtar inspektori dhe tre personat e tjerë akuzohen edhe për “Fshehje të të ardhurave”. Shtetasit A.N., A.C. dhe R.K., u kapën në flagrancë në bjeshkët e Domnit të Njësisë Administrative Postrribë duke transportuar me kamionët e tyre në drejtim të Shkodrës lëndën drusore, për të cilën nuk dispononin dokumentacion përkatës. 

Ndërsa inspektori i pyjeve me inicialet Z.GJ., akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon.

Njoftimi i policisë Shkodër

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore

Finalizohet operacioni “Maranaj”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Sekuestrohen 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohen 3 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.

Procedohet penalisht edhe një insektor i pyjeve që mbulon zonën ku u evidentuan rastet e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore, ka organizuar operacionin “Maranaj”, që është ende në vijim.

Deri tani, nga shërbimet e Policisë është bërë sekuestrimi i rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme, që transportohej me kamionë në drejtim të Shkodrës.

Janë proceduar penalisht për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A.N., A.C. dhe R.K., pasi u kapën në flagrancë gjatë operacionit në bjeshkët e Domnit të Njësisë Administrative Postrribë duke transportuar me kamionët e tyre në drejtim të Shkodrës lëndën drusore, për të cilën nuk dispononin dokumentacion përkatës. 

Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Z.GJ., me detyrë inspektor i pyjeve, pasi nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prerje pyjesh procedohen 4 persona ne shkoder prerje pyjesh procedohen 4 persona ne shkoder

Sondazh

Poll