Aktualitet

Mot me reshje të dobëta dhe vranësira, nis rënia graduale e temperaturave

3 Shtator 2019, 10:12 Nga DOSJA
Mot me reshje të dobëta dhe vranësira, nis rënia graduale e

TIRANË- Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët, më të theksuara në veri-qendër të territorit të vendit.

Por mesdita dhe pasditja paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira në zonat jugore, duke lënë zonat në veri dhe qendër me shira të izoluar. Gjate natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre, duke u luhatur nga 14°C deri në 30-31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

 Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore   16/30°C 

Zonat e ulëta    19/34°C

Zonat bregdetare  21/31°C

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 shtator 2019 moti me vranesira parashikimi i motit 3 shtator 2019 moti me vranesira parashikimi i motit

Sondazh

Poll