Aktualitet

Çështja “Vollga”, Prokuroria pushon hetimet për Shullazin dhe 3 gjyqtarë, s’u gjetën prova për pastrim parash

3 Shtator 2019, 11:21 Nga DOSJA
Çështja “Vollga”, Prokuroria pushon hetimet për

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për Emiljano Shullazin për çështjen “Vollga’.

Mësohet se janë pushuar hetimet edhe për Ylvi Beqajn e tre gjyqtarët. Ky vendim erdhi, pasi nuk është provuar akuza e pastrimit të parave.

Hetimet nisën në dhjetor të vitit 2018 dhe me kërkesë të Prokurorisë hetimet janë pushuar pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale.

TË DËNUARIT:

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

ISH-HOTEL VOLLGA

Prokuroria e Krimeve të Rënda gjate pretencës per Shullazin, numeroi kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqja për çështjen e ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Kështu, Prokuroria e pranon se ka qenë vetë biznesmeni Ylvi Beqja, i cili mbronte interesat e “Saudi Brothers”, që ka kërkuar ndihmë te Emiljano Shullazi për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Sipas Prokurorisë, Ylvi Beqja kishte disa procese gjyqësore për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës”, pasi godina pretendohej edhe nga një palë tjetër, shtetasi Zamir Hasa. Në vitin 2014, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ylvi Beqja, përmes një personi, ka zhvilluar një takim me Emiljano Shullazin.

14 vite burg u dhanë vetëm për Emiljano Shullazin, i cili konsiderohet si kreu i këtij grupi kriminal. Ky dënim u dha nën akuzën e gjobëvënies dhe atë të krijimit të grupit të strukturuar kriminal.

Shullazi është shpallur i pafajshëm për akuzat e kanosjes ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mënyr Koni, si dhe për shkatërrimin e pronës në rastet e vënies së tritolit në garazhin e Jani Zekës dhe biznesit së Adriatik Kërçyku.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çështja vollga emilajno shullazi prokuroria e tiranes prokuroria pushon hetimet çështja vollga emilajno shullazi prokuroria e tiranes prokuroria pushon hetimet

Sondazh

Poll