Aktualitet

Bllokohen mjetet e tonazhit të rëndë në Qafën e Buallit, shoferët paralajmërojnë protestë (VD)

3 Shtator 2019, 13:46 Nga DOSJA
Bllokohen mjetet e tonazhit të rëndë në Qafën e

TIRANË- Dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë, të cilët transportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit, janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit.

Sipas drejtuesve të mjeteve shkak i bllokimit sipas tyre është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 ton për aks. Por ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë.

Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime, pasi sipas tyre lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit.

Shoferët paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet. Kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë kanë probleme me qarkullimin pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen mjetet e renda protesta e shofereve qafe buall bllokohen mjetet e renda protesta e shofereve qafe buall

Sondazh

Poll