Aktualitet

Lordi i kokainës, kush është Erald Mema shqiptari që ‘pushtoi’ Anglinë me drogë të klasit A dhe mori gjobën qesharak

3 Shtator 2019, 11:16 Nga DOSJA
Lordi i kokainës, kush është Erald Mema shqiptari që

MBRETËRI E BASHKUAR– Një ndër ‘lordët’ e kokainës në Britani, shqiptari me emrin Erald Mema është dënuar me 25 vite burg dhe me një gjobë të cilësuar nga mediet e huaja, qesharake. 14.380 paund janë shifra që duhet të shlyejë Erald Mema për veprën penale.

Bosi i krimit Erald Mema, që përmbyti vendin me kokainë  të klasit A disa miliona dollarëshe, 34-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorër e tij, sollën drogën e klasit A ​​nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe e shpërndanë në të gjithë Oxfordshire-n dhe më gjerë. Erald Mema u dënua me 25 vjet burg në tetor pas një komploti kombëtar të kokainës.

I paraqitur në seancën gjyqësore ditën e djeshme u vendos që detyrimet e tij ndaj shtetit anglez të jenë 14.380 paund dhe dalja në ankand e orës Rolex, duke i dhënë tre muaj kohë për të përmbyllur detyrimet ndaj shkeljes.

Gjykatësi kryesues Peter Ross u shpreh për shqiptarin: “Ky është një njeri përmes duarve të të cilit shkuan miliona paund kokainë. Ky është një njeri i cili përballë provave që kam dëgjuar në gjyq ka përfituar shumë nga ajo që ishte një operacion i jashtëzakonshëm i drogës.Ai ishte një njeri që po organizonte atë që ishte pa dyshim një grup i organizuar kriminal, duke marrë kokainë në pikën e importit, duke menaxhuar shpërndarjen e tij me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar në grupe të tjera të rëndësishme kriminale të organizuar. Ideja që aktivet e vetme në dispozicion janë nën 14,500 is është thjesht qesharake.”

Gjykatësi Ross gjithashtu tha që çështja mund të kishte të drejtë për një kërkesë të ‘pasurive të fshehura’ me të cilën prokurorët besojnë se ai ka më shumë para në dispozicion por kjo ka qenë e fshehur.

Në përgjigje të prokurorëve në emër të CPS thanë që janë bërë kontrolle në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke pasur parasysh provat e disponueshme vendimi është marrë që të mos ndiqet një rast i pasurive të fshehura dhe të kërkohet pak më shumë se 14,000.

Burimi: OM

(R.L/Dosja.al)

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bosi i drogës britani erald mema kokaina në angli bosi i drogës britani erald mema kokaina në angli

Sondazh

Poll