Aktualitet

‘Burrat që urrejnë gratë’, Ilda Bejleri shpërthen ndaj Shakohoxhës: Se kuptoj ça është, unë paguhesha më shumë…

3 Shtator 2019, 10:03 Nga DOSJA
‘Burrat që urrejnë gratë’, Ilda Bejleri

Tiranë- Ilda Bejleri ka folur sërish për debatin me Dritan Shakohoxhën. Mëngjesin e sotëm e ftuar  në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Ilda ka folur më gjatë rreth kësaj çështje. E pyetur nga Ori Nebija, në lidhje për raportin me Shakohoxhën dhe nëse ka pasur vërtetë një konflikt mes tyre, Ilda u shpreh:

“Konflikt real nuk ka pse të ketë sepse ne jemi dy njerëz që vazhdojmë secili punën e vet. Në 11 vite, unë nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë. Përgjigja e tij mu duk e tepruar, por gjithsesi vazhdon seriali ‘Burrat që urrejnë gratë’. Shakohoxha është një nga ata njerëz që unë se kuptoj profesionin që ka: një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj që të gjejë veten mbi të gjitha”, u shpreh Ilda duke ironizuar aludimet se shkak për largimin e saj ishte bërë vetë Shakohoxha.

Gazetarja është nëse ajo paguhej më tepër se koleget e tjera në Digitalb dhe përgjigja e saj ishte shumë e drejpërdrejtë: “Sigurisht që paguhesha më shumë se koleget e tjera në Digitalb. Po vetëm nga mbiemri im Bejleri, tironse e vjetër, duhet ta kuptoni që familja ime ka shumë prona. Për më tepër, nuk është se ja kam vjedhur dikujt paratë, janë falë punës dhe familjes time të gjitha gjërat që kam”. 

Pak kohë më parë në mediet rozë u publikua lajmi se Ilda Bejleri kishte vendosur të largohej nga Digitalb pas një debati të madhe me komentatorin Dritan Shakohoxha.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan shakohoxha ilda bejleri dritan shakohoxha ilda bejleri

Sondazh

Poll