Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ 69- vjeçari përdhunon 20- vjeçaren me probleme mendore

Kallëzimin e rastit të rëndë e ka bërë një 42- vjeçare, e cila ka pretenduar në polici se fqinji i saj i identifikuar me iniciale F. H., ka kryer marrdhënie seksuale me 20- vjeçaren që vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

25 Nëntor 2022, 12:20 Nga a.l
E rëndë në Elbasan/ 69- vjeçari përdhunon 20-
foto ilustruese

ELBASAN- Një rast i rëndë i abuzimit seksual raportohet në Elbasan. Burime nga policia bëjnë me dije se një 69- vjeçar është  vënë në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 20- vjeçare. 

Kallëzimin e rastit të rëndë e ka bërë një 42- vjeçare, e cila ka pretenduar në polici se fqinji i saj i identifikuar me iniciale F. H., ka kryer marrdhënie seksuale me 20- vjeçaren që vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor", njofton policia.

Policia po kryhen verifikime për kallëzimin e bërë./ Dosja.al

perdhunohet e reja ne elbasan

Sondazh

Poll