Aktualitet

Kapen 41 pako me drogë në Selanik, në pranga dy shqiptarë, një tjetër në kërkim

31- vjeçari rezulton person në kërkim, me dy dënime prej 14 vjet dhe 6 vjet si dhe 70 mijë euro gjobë për trafik klandestinësh.

25 Nëntor 2022, 12:38 Nga a.l
Kapen 41 pako me drogë në Selanik, në pranga dy shqiptarë,
Droga në Selanik

GREQI- Një tjetër ngarkesë me drogë është kapur në Selanik. Në pranga është vënë një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas mediave greke, dy shqiptarët e moshës 29 dhe 31- vjeç janë arrestuar pasi në një banesë të tyre në Selanik janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 34 kg 444 gram marijuanë, 1.67 gram kokaine, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë. 

31- vjeçari rezulton person në kërkim, me dy dënime prej 14 vjet dhe 6 vjet si dhe 70 mijë euro gjobë për trafik klandestinësh. Vetëm gjatë muajit nëntor në Selanik janë kapur rreth 155 kg marijuanë me protagonistë shtetas shqiptarë./ Dosja.al

arrestohen dy shqiptare droge ne selanik

Sondazh

Poll