Aktualitet

Publikoi videon e vrasjes së Xhuvanit/ Lala thirret në Prokurori, gazetarja: Më kërkojnë me urgjencë

Prokuroria kërkon me urgjencë marrjen e saj në pyetje për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

25 Nëntor 2022, 11:15 Nga A.B
Publikoi videon e vrasjes së Xhuvanit/ Lala thirret në Prokurori,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është thërritur në Prokurorinë e Elbasanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetarja. Ajo shkruan se Prokuroria kërkon me urgjencë marrjen e saj në pyetje për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Me ironi, gazetarja shkruan se ngjarja ende nuk është zbardhur e se ajo po shihet nga Prokuroria si armik.

POSTIMI I GAZETARES:

Ngjarja e ndodhur ne Elbasan 4 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit ku mbeti i vrare mjeku Pjerin Xhuvani nuk eshte zbardhur ende, e me gjase sdo zbardhet kurre e plote. Ama prokuroria e Elbasanit ka urgjence marrjen time ne pyetje se i paskam nxjerre sekretet. Jemi mire! Bravo shteti. Une jam armiku!

Gazetarja ka qënë ajo e cila publikoi në emisionin e saj, “Në Shënjestër’ pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

klodiana lala

Sondazh

Poll