Aktualitet

Dalin emrat, ja kush janë 10 personat e arrestuar për kokainën e kapur në Fier, mes tyre një vajzë

Të arrestuarit janë: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

25 Nëntor 2022, 11:36 Nga e.k
Dalin emrat, ja kush janë 10 personat e arrestuar për kokainën e
Shtëpia ku u zbulua kokaina

TIRANË- Janë zbuluar emrat e 10 personave që u arrestuan në kuadër të Mega-operacionit të organizuar nga SPAK, DEA dhe autoritetet malajzeze ku u zbuluan 400 kg kokainë në Fratar të Fierit, e cila ishte fshehur në thasët me pleh. Të arrestuarit janë: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

EMRAT

Zenel Çervanaku

Denilson Çervanaku

Enxhi Ferhati

Nikolin Gjolena

Klajdi Vrioni (Kodra)

Julian Malaj

Redion Meshi

Bledar Matoshi

Marildo Rona

Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

laborator kokaine ne fier fier

Sondazh

Poll