Aktualitet

Tentoi të vidhte shtëpinë e komshiut, arrestohet 30- vjeçari në Berat

U arrestua personi i identifikuar me inciale A.K., i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

25 Nëntor 2022, 11:19 Nga a.l
Tentoi të vidhte shtëpinë e komshiut, arrestohet 30-
Policia e Beratit

BERAT- Një 30- vjeçar është vënë në prangat e policisë në Berat pasi ka tentuar të vjedhë banesën e fqinjit të tij në fshatin Vodicë. U arrestua personi i identifikuar me inciale A.K., i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Poliçan, pasi gjatë natës, në fshatin Vodicë, tentoi të vidhte në banesën e një shtetasi", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

vjedhje ne berat

Sondazh

Poll