Aktualitet

Laboratori i kokainës në Fier/ Banori: Nuk kemi parë gjë

Ndërkohë banorët e  fshatit shprehen të habitur për ngjarjen pasi sipas tyre nuk kishin pikasur diçka të dyshimtë dhe nuk kishin dyshuar për ndonjë aktivitet ktiminal. Një nga banorët shprehet se nuk anë parë njerëz dhe lëvizje në zonë.

25 Nëntor 2022, 10:27 Nga e.k
Laboratori i kokainës në Fier/ Banori: Nuk kemi parë gjë
Viktor Çervanaku

FIER- Mega-operacioni i DEA-s, SPAK dhe Policisë malajzeze çoi në prangat e Policisë ish-kryekomunarin e Frakullit Viktor Çervanaku, së bashku me djalin dhe të fejuaren e tij pas drogës së zbuluar në banesën e tyre. Për këtë aksion SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste. 

Ndërkohë banorët e  fshatit shprehen të habitur për ngjarjen pasi sipas tyre nuk kishin pikasur diçka të dyshimtë dhe nuk kishin dyshuar për ndonjë aktivitet ktiminal. Një nga banorët shprehet se nuk anë parë njerëz dhe lëvizje në zonë. Ndërsa për ish-kryetarin e Komunës thotë se ka punuar për fshatin. 

“Jo skemi parë asgjë, kalojnë makinat asgjë, as njerëz. Nuki kam vajtur të shikoj, smë lidh gjëja fisnore. E kemi njohur Viktorin, ka punuar për ne këtu, qanim ndonjë hall. Skemi marrë vesh gjë, ku dëgjuam ne. Ca thasë me pleh. Nuk kam parë asgjë”, u shpreh një  banor.

Ditën e djeshme është zbuluar një laborator kokainë në Frakull të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

laborator kokaine ne fier fier

Sondazh

Poll