Aktualitet

EMRAT/ Laboratori i kokainës në Fier, arrestohet ish-kryekomunari i PS-së bashkë me djalin e tij

 Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh.

25 Nëntor 2022, 09:22 Nga I.A
EMRAT/ Laboratori i kokainës në Fier, arrestohet ish-kryekomunari i
Pamje nga laboratori

FIER-  Ish-kryekomunari i Frakullit, Viktor Çervenaku është arrestuar pas laboratorit të kokainës që u gjet në banesën e tij. Së bashku me të ka rënë në pranga djali i tij Demilson Çervenaku së bashku me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati. Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh. Plehu kimik mësohet se ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

Të arrestuar: 

Viktor Cervenaku
Demilson Cervenaku, i biri
Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit
Zaimir Rodriguez i shpallur në kërkim

Dje është zbuluar një laborator kokaine në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

laborator kokaine ne fier viktor Çervenaku enxhi ferhati demilson Çervenaku

Sondazh

Poll