Aktualitet

VIDEO- 'Gjama e Burrave' në ceremoninë mortore të babë e bir në Malësinë e Madhe

Momentin e këtij rituali mortor ka ndarë në rrjetin Facebook, ambientalisti Sazan Guri. 

25 Nëntor 2022, 10:15 Nga A.B
VIDEO- 'Gjama e Burrave' në ceremoninë mortore të
Pjeter dhe Jason Rushaj

MALËSI E MADHE- Në ceremoninë mortore të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj u krye riti i 'Gjamës së Burrave'. Momentin e këtij rituali mortor ka ndarë në rrjetin Facebook, ambientalisti Sazan Guri. 

“I qane te ndjeret At e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra. flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte.”- shkruan Guri. 

'Gjama e Burrave' është një rit i cili kryhet kryesisht në Shqipërinë e Veriut, në zonat e Nikaj Merturit, Dukagjinit, Pukë, Malësi e Mbishkodrës. Ky rit ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960. Sipas legjendave kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e kusur vite më parë.

Babë e bir, vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër. Vdekja e tyre la hidhërim të madh në familjen Rushaj dhe tek kushdo që dëgjoi për fatkeqësi. Reagime kishte dhe nga politika. 

pjeter rushaj jason rushaj

Sondazh

Poll