Aktualitet

Greqia rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës

Vendimi për mos ekstradimin e tij është marrë më 26 shtator nga Gjykata e lartë greke.

25 Nëntor 2022, 09:58 Nga A.B
Greqia rrëzon kërkesën e Shqipërisë për
Lulezim Caka

TIRANË- Greqia ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës. Vendimi për mos ekstradimin e tij është marrë më 26 shtator nga Gjykata e lartë greke.

Caka, njihet edhe me emrin Franco Xhon. 

KUSH ËSHTË LULZIM CAKA:

Lulzim Caka, është një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25-vite burg i është drejtuar për “prishje të vendimeve” Gjykatës Kushtetuese në dt. 19.12.2012,Gjykatës së Apelit në Vlorë në dt.28.04.2015 dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vitin 2017.

Gjykata e Apelit Vlorë, në 19 Dhjetor të vitit 2012, e dënoi Cakën me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Ngjarja për të cilën u dënua Caka ka ndodhur në muajin Mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.

Ai u arrestua në Berat. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, Lulzim Caka akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se Lulzim Caka i njohur ndryshe si “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua dhe më pas u lirua për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikuar, por edhe për faj të gjykatave që i hapën rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi. Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003,pas një marrëveshjeje ekstradimi me Italinë dhe pas 16-viteve burgim, tashmë konsiderohen të shlyera 25-vitet e dënimit.

greqi shqiperi ekstradim nga shqiperia lulzim caka

Sondazh

Poll