Aktualitet

Gramshi mbulohet nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore

Pas daljes se rrezeve të diellit ajo ka nisur të largohet.

25 Nëntor 2022, 09:28 Nga a.l
Gramshi mbulohet nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
mjegull në Gramsh

GRAMSH- Mëngjesin e sotëm, qyteti i Gramshit është mbuluar nga mjegulla, pas ditëve të tëra me shi që pushtuan një pjesë të mirë tq qarqeve në vend. Për shkak të mjegullës në këtë qytet, qarkullimi i mjeteve është bërë i vështirë. Reja e dendur është prezente që pas mesnatës dhe vijon deri në orët e para të mëngjesit. Pas daljes se rrezeve të diellit ajo ka nisur të largohet.

Qyteti i Gramshit ka qenë nëj nga zonat më pak të prekura nga përmbytjet që u shënuan në disa qarqe të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut përgjatë kësaj jave. Qarqet më të prekura nga moti i keq kanë qenë Shkodra, Lezha dhe Durrësit ku mijëra hektarë tokë u pushtuan nga uji, si dhe dhjetëra banesa. Ndërsa dëmi, që u shkaktua në banesat e banorëve të zonës ka qenë kolosal. Dje dje sot kushtet atmosferike janë përmirësuar duke sjellë kështu edhe përmirësim të situatës së përmbytjeve edhe në këto zona. Sakaq edhe në portet detare, lundrimi i varkave të vogla dhe ato të peshkimit janë rikthyer në aktivitetin e tyre të përditshëm./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022 gramsh

Sondazh

Poll