Aktualitet

Rreth 880 ha tokë bujqësore të përmbytura/ Përmirësohet situata në Lezhë, nuk ka prezencë të ujit nëpër banesa

Mësohet se rreth 880 hekatrë toka bujqësore kanë prezencë të ujit në njësinë administrative Dajc dhe fshatin Torovicë. 

25 Nëntor 2022, 08:55 Nga a.l
Rreth 880 ha tokë bujqësore të përmbytura/
Përmbytjet në Lezhë

LEZHË- Situata pas përmbytjeve në Lezhë duket e qetë, kjo edhe nisur nga kushtet e përmirësuara të motit ditën e djeshme dhe sot, ku nuk ka patur reshje shiu në këtë qarq. Mësohet se rreth 880 hekatrë toka bujqësore kanë prezencë të ujit në njësinë administrative Dajc dhe fshatin Torovicë. 

Gjithashtu nuk ka më shtëpi të përmbytura, por ka prezencë uji në oborret e 4 banesave në fshatin Kakarriq. Siç bëjnë me dije edhe strukturat në Lezhë, rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë  e kalueshme plotësisht. Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën  të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënje me 20 cm që nga raportimet e mbrëmëshme. Lumi Gjadër ka rënë pak a shumë në kuota normale, duke ju larguar pikës kritike.

Qarqet Lezhë, Durrës dhe Shkodër kanë qenë më të prekurat nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Mijëra hektarë tokë u përmbytën, dhjetëra banesa gjithashtu ishin nën ujë, ndërsa dëmet në familjet e këtyre zonave ishin kolosale./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022 lezhe

Sondazh

Poll