Aktualitet

U arrestuan për lëndë narkotike, policia e Lezhës: Dy të rinjtë abuzuan me një 15-vjeçare

Vajza ishte paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 persona.

25 Nëntor 2022, 09:08 Nga A.B
U arrestuan për lëndë narkotike, policia e Lezhës: Dy
Policia

LEZHË- Ngjarje akoma më tronditëse u zbulua pas arrestimit të tre të rinjve në Lezhë. Indrit Puka dhe Armando Gega, të cilët u arrestuan pasi iu zbuluan lëndë narkotike, në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe. Kjo e fundit ishte paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 persona.

NJOFTIMI I POLICISË:Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se shtetasit I. P. dhe A. G., në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

Ditën e sotme, Indrit Puka, 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike; Armando Gega, 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje; Klevisian Toni, 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë, u arrestuan pasi u kapën me lëndë narkotike.

indrit puka armando gega

Sondazh

Poll