Aktualitet

Grabiti dhe sulmoi pronarin e shtëpisë, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg shqiptari në Itali

Sot i riu ka dalë para gjykatës ku është njohur me akuzën për këtë vepër penale, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg. 

25 Nëntor 2022, 08:28 Nga a.l
Grabiti dhe sulmoi pronarin e shtëpisë, dënohet me 2 vite e 8
Policia Italiane

ITALI- Një 29- vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fermos në Itali, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas mediave vendase, grabitësi shqiptar është kapur dy vite më parë duke vjedhur në një banesë në Elidiense në Itali, ndërsa akuzohet se ka sulmuar pronarin e shtëpisë, në momentin kur ky i fundit e ka pikasur. Sot i riu ka dalë para gjykatës ku është njohur me akuzën për këtë vepër penale, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg. 

Grabitja e banesës ndodhi në një natë të nëntorit 2020, ku pronari kishte denoncuar në polici se një person i kishte hyrë në banesë dhe po vidhte. Shqiptari ka tentuar të arratiset, teksa sulmoi dhe goditi me bërryl në bark pronarin e pronës. Policia ka mbërritur mënjëherë pas denoncimit dhe kanë bërë të mundur arrestimin e të riut. Të riut iu gjetën ora, një celular, disa piktura të vogla, bizhuteri, por edhe disa mjete që dyshohet se i përdorte për vjedhje. Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali itali denohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll