Aktualitet

Të armatosur! Policia ndalon 'Jeep-in' në Greqi, arrestohet sërish reperi, në pranga dhe 2 shqiptarë

Së bashku me këngëtarin 22-vjeçar janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.

25 Nëntor 2022, 08:35 Nga A.B
Të armatosur! Policia ndalon 'Jeep-in' në Greqi, arrestohet
Trannos

GREQI- Reperi grek, Trannos është arrestuar mëngjesin e sotëm në zonën e Omonias, së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për armë pa leje. 22-vjeçari është arrestuar sërish, me të njëjtën akuzë, më 31 maj 2022, në Burnazi. 

Sipas mediave greke, efektivët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm ndaluan pak pas orës 4 të mëngjesit për kontroll në rrugën Iakhou në Omonia, një automjet tip xhip, në të cilin ishin katër persona, këngëtarja 31-vjeçare greke, reperi dhe dy shqiptarë, 32 dhe 37 vjeç. 

Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjet një pistoletë, e cila nuk kishte leje ligjore për posedim. Më pas u arrestua të katër personat ndërsa pistoleta u konfiskua.

arrestohen shqiptaret ne greqi trannos

Sondazh

Poll