Aktualitet

Vrau babain me sëpatë, del dëshmia e Arjan Shahajt: Doja ta trembja, jo t’a vrisja! S’më la të ngacmoja një vajzë!

3 Shtator 2019, 09:29 Nga DOSJA
Vrau babain me sëpatë, del dëshmia e Arjan Shahajt: Doja ta

MEMALIAJ- Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit Arjan Shahaj, i cili vrau dje babain e tij 77-vjeçar, Ilijaz Shahaj.  Në sytë e tij nuk është parë asnjë shenjë pendese, ndërkohë që i riu  ka dhënë dëshminë e tij të parë mëngjesin e sotëm para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, në prani edhe të një avokati të vendosur nga shteti.

Vetë Shahaj ka pohuar sot me gojën e tij se ishte shtruar dy herë tek Spitali nr 5 në Tiranë ku trajtohen pacientët me probleme të rënda të sëmundjeve mentale. Ai ka rrëfyer ngjarjen e djeshme duke thënë se e kishte qëlluar të atin jo për t’a vrarë por për ta trembur.

Ndërkohë që dëshmia e tij është kontradiktore, pasi njëherë ai pretendon se sherri ka ndodhur për një debat banal, ndërkohë që në një tjetër rast thotë se sherri ka ndodhur pasi babai i ka kërkuar të mos ngacmojë një vajzë.

“Nuk doja ta vrisja babain. Doja vetëm t’a trembja. U zumë kur po ushqenim dhitë. E qëllova për t’a trembur. Babai më tha të mos ngacmoja një vajzë. I thashë mbylle këtë muhabet. Prindërit e vajzës ishin ankuar tek babai. Pasi e qëllova, ika dhe vajta në shtëpi. Gjeta kunatën dhe i kërkova lekë. Doja të ikja tek motra e madhe në Tiranë”-ka thënë ai në dëshminë e tij para hetuesve.

Më tej, ai ka shkuar në dhomën e prindërve dhe ka marrë 20 mijë lekë të vjetra në dollap dhe është larguar menjëherë nga shtëpia.  Nesër ai do të dalë para gjykatës ku do të njihet edhe me masën e sigurisë që do të vendoset.

Vrasja ndodhi paraditen e djeshme rreth orës 11:00 në fshatin Shalë në Memaliaj. Ilijaz Shahaj, 77 vjeç mbeti i vdekur pasi i biri e qëlloi 2 herë me sëpatë në kokë. Ai u gjet atje nga kryeplaku i fshatit, i cili njoftoi edhe policinë. Autori u arrestua në Levan, ku po largohej për të shkuar drejt Tiranës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj

Sondazh

Poll