Aktualitet

Kthjellime dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA LIVE)

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

25 Nëntor 2022, 07:24 Nga A.B
Kthjellime dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e
Moti

TIRANË- Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave në pothuajse gjithë territorin, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll