Aktualitet

VIDEO- Sherr në studion me zv.ministrin, Endri Shabani braktis emisionin. Bushati-moderatores: Duhet të ndërhyje se nuk e lanë të fliste

Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.

24 Nëntor 2022, 22:59 Nga k.m.
VIDEO- Sherr në studion me zv.ministrin, Endri Shabani braktis emisionin.
Momenti kur ikën nga studioja

TIRANË- Pas disa rastesh kur kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani u përplas me Besard Kadian, zv. ministrin e Ekonomisë, aq sa vendosi që të lërë studion. Sonte në studion e “Now me Erla Mëhillin”, Endri Shabani u shpreh se nuk kishte mundur të thoshte asnjë fjali deri në fund gjatë debatit për portin e Durrësit. Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar. Në fund, ndërhyri edhe analisti Andi Bushati që i dha të drejtë Shabanit për largimin nga studioja. 

PJESË NGA BISEDA:

Besart Kadija: Ai as nuk e ka lexuar dhe do të flasë..
Endri Shabani: Nëse ndonjë e hap televiziorin tani, do të më markojë mua. Për këtë e kanë sjellë. Gjithsesi... Në 20 vjet, kur Edi Rama të jetë 80 vjeç do i kërkojmë llogari. Por e dimë si vdekja që këtë portin do e kemi diku tjetër. Këto do i jepen një privati për ta zhvilluar. E shikon si ndërhyn. është zv.ministër ka pranuar të vijë e të bëjë rolin e zhurmuesin. Ti si socialist që je, përfaqëson Partinë e Punës. Këtë rol ke.
Besart Kadija: Jam liberal, demokrat quhemi ne.
Endri Shabani: Po vrisni garën, tregun. A ka më komuniste? Të vrasësh garën... S'kam thënë asnjë fjali deri në fund. Ne e dimë me siguri të plotë. O Erla do iki realisht. Shiko si zihemi tani. Jo, sinqerisht.
Besart Kadija: Endri ike? Kështu i lënë betejat këta. Si i bëhet tani?
Erla Mëhilli: S'ka problem se me Endrin e sqaroj
Andi Bushati: Duhet të ndërhyje dhe ti pak se nuk e lanë të fliste.
Erla Mëhilli: Mirë se nuk ishte kaq dramatike në fakt.

Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv. ministrit t’i jepte llogari për aferën e portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.

endri shabani

Sondazh

Poll