Bota

Moment i tmerrshëm, një grup njerëzish bërtasin mes përmbytjeve në Bahamas(Video)

3 Shtator 2019, 13:40 Nga DOSJA
Moment i tmerrshëm, një grup njerëzish bërtasin mes

BAHAMAS- Uragani Dorian në ishujt Bahamas ka shkaktuar dëmë të mëdha, ku ka lënë të vdekur 5 persona dhe 21 të plagosur.

Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje të tmerrshme ku një grup njerëzish po perpiqeshin të shpëtonin jetën e tyre nga përmbytjet masive në vend.

Përmes videos të publikuar nga ABC News, dëgjohet që një grup njerëzish që bërtasin të dëshpëruar, dhe vazhdojnë e notojnë për t’i mbijetuar Uraganit Dorian.

Katër persona janë parë duke u larguar nga uji i rrëmbyeshëm në Ishujt Bahamas të dielën.

Ndërsa vazhdojnë të luftojnë kundër rrymës, ata kapin pemë të shkulura në përpjekje për t’i ndihmuar njëri-tjetrit të dalin nga ai kaos.

 

 

Uragani Dorian i Kategorisë 5 shkatërroi në Bahamas një lagje me mijëra njerëz, duke plagosur e lënduar dhjetëra prej tyre.

Mijëra janë porositur të ikin nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 9,500 njerëz janë evakuuar.

Uragani Dorian do ishte zhvendosur drejt Floridës të dielën por përkundrazi u ndal dhe shkatërroi Bahamas.

Burimi: Abcnews

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bahamas pamje te tmerrshme uragani dorian bahamas pamje te tmerrshme uragani dorian

Sondazh

Poll