Bota

Korrigjimi i kufijve/ Paralajmërimi i Haradinajt: Më keni kundër, sido që e keni emrin

3 Shtator 2019, 06:39 Nga DOSJA
Korrigjimi i kufijve/ Paralajmërimi i Haradinajt: Më keni kundër,

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për ndarjen e Kosovës, e cila sipas tij, është projekt i Serbisë dhe rrezikon shtetësinë e Kosovës.

“Ndarja është projekt i Serbisë, kushdo që e përkrah këtë projekt rrezikon arritjen më të madhe që kemi – 17 shkurti, shtetin e Kosovës. Jam kundër secilit që është pro ndarjes dhe lëvizjes së kufijve”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Gjatë bisedës Haradinaj jep edhe një mesazh për politikanët brenda dhe jashtë Kosovës, që kanë dalë pro këtij projekti të rrezikshëm siç e quan ai.

“Të gjithë ata që janë rreshtuar për këtë marrëveshje, më kanë kundër, sido që e kanë emrin apo çfarëdo funksioni që kanë”, paralajmëroi Haradinaj.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic korrigjimi i kufijve ramush haradinaj aleksander vucic korrigjimi i kufijve ramush haradinaj

Sondazh

Poll