Bota

Zbulohet “atletja” shqiptare që shtirej si invalide, shuma e majme e parave që përfitoi në Zvicër

3 Shtator 2019, 07:23 Nga DOSJA
Zbulohet “atletja” shqiptare që shtirej si invalide, shuma e

ZVICËR- Një shtetase shqiptare nga Kosova është dënuar me 4 vite burg nga një gjykatë në Zvicër. Shqiptarja me iniciale M. F. mashtroi me pensionin e invaliditetit.

Po kështu edhe bashkëshorti i saj, shtetasi em iniciale A. F. është dënuar 2 vjet burg, por me kusht.Që të dy këto dënime i kishte kërkuar edhe prokuroria, për të dy bashkëshortët.

Gjykata zvicerane ka konstatuar se kosovarja 49 vjeçare, që nga shkurti i vitit 2003 ka mashtruar duke u paraqitur si e paaftë për punë dhe ka marrë pensionin e invaliditetit. Gjithçka ka ecur mirë derisa në vitin 2014 enti social i St. Gallenit nuk ka marrë një informacion anonim lidhur me abuzimin dhe ka filluar hetimin e rastit.

Prokuroria foli për 688 mijë franga që çifti i ka zhvatur nga sigurimet sociale, përfshirë këtu edhe të hollat në emër të bashkëshortit dhe të fëmijëve. Informacioni anonim fliste se kosovarja që konsiderohej invalide, ngiste makinën, bartte gjësende të rënda dhe ishte e angazhuar si punëtore sigurimesh, transmeton albinfo.ch. Të gjitha këto punë ishin në kundërshtim me dosjen e saj mjekësore, sipas së cilës ajo, pas një aksidcenti të pësuar në stator të vitit 2001, ishte e paaftë për punë në shkallën 100 për qind.
Sipas akuzës, gruaja e paraqitur si invalide, paralelisht me pensionin përkatës, ka fituar para edhe nga firma e vogël e sigurimeve që ishte e regjistruar me emrin e bashkëshortit të saj.

Para gjykatës, 49-vjeçarja ka deklaruar veten të pafajshme. “Këto akuza janë shumë të rënda. Unë me siguri nuk jam duke simuluar”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e sëmurë rëndë: kishte dhembje në kokë, kurriz, qafë, në gjithë trupin. Diagnoza e saj për vetveten është: “Unë nuk mund të punoj”.

Sidoqoftë, çiftit kosovar edhe kështu do t`i duhet të paguajë shuma të mëdha në emër të zhdëmtimit: Gruaja, si e fajësuar kryesore duhet t`ia paguajë shtetit 577 mijë franga ndërsa bashkëshorti i saj, 100.000 franga, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, bllokimi i regjistrit të tokës do të mbahet në fuqi, në mënyrë që shtëpia e të dyve në Berneck SG një ditë të mund të vihet në procedurë përmbarimi (të merret nga shteti në emër të nxjerrjes së borxheve). Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfusqishëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni denohet shqiptarja mashtrim per pensionin e invalidit pension invalidi zvicer denohet shqiptarja mashtrim per pensionin e invalidit pension invalidi zvicer

Sondazh

Poll