Bota

Gjesti prekës i kafshëdashëses në Bahamas, hap shtëpinë për 97 qen pas Uraganit Dorian(Foto)

3 Shtator 2019, 12:40 Nga DOSJA
Gjesti prekës i kafshëdashëses në Bahamas, hap

SHBA- Phillips ka arritur të shpëtojë nga përmbytjet në Bahamas plot 97 qenë që rrezikonijn jetën, nga erërat e forta dhe shirat e furishëm.

Edhe pse Uragani ishte një ndër fatkeqësitë natyrore që u mori jetën pesë personave ajo nuk pati frikë  të ndihmojë kafshët.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, përmes fotove që postoi në Facebook ku shkruante se 79 prej qenve që kishte strehuar në shtëpi do të qëndronin në dhomën e saj të gjumit.

“Nata e mbrëmshme ka  qenë e çmendu, ata hidheshin në të gjithë shtëpinë por të paktën ata po respektojnë shtratin tim dhe asnjëri prej qenve nuk ka guxuar të kërcejë mbi të.”- shkruan  Chella Philips, e cila po kujdeset për afro njëqind qen.

Shtëpia e aktivistes “The Voiceless Dogs of Nassau” gjendet në zonën e “New Providence Island”, dhe tregon se ishulli ku ajo jeton nuk është prekur nga stuhia në masë të madhe, por po prek pjesët e tjera të Shteteve të Bashkuara. Ajo beson se do të duhet një kohë e gjatë që ishulli t’i kthehet normalitetit.

Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bahamas chella phillips strehoi qente e rrugeve uragani dorian bahamas chella phillips strehoi qente e rrugeve uragani dorian

Sondazh

Poll