Bota

Humbin jetën 5 persona dhe plagosen 21 të tjerë, nga Uragani Dorian në ishujt Bahamas

3 Shtator 2019, 11:23 Nga DOSJA
Humbin jetën 5 persona dhe plagosen 21 të tjerë, nga Uragani

BAHAMAS– Erërat e forta dhe goditjet e fuqishme shkatërruan mijëra ndërtesa, shkulën pemë dhe rrëzuan shtyallat e tensionit në pjesën veriperëndimore të Bahamas.

Ndërsa humbën jetën 5 njerëz, 21 të plagosurit dhe dhjetëra të tjerë me lëndime të lehta janë transferuar në kryeqytet drejt qendrave shëndëtësore më të afërta.

“Ne jemi në mes të një tragjedie historike. Shkatërrimi është i paimagjinueshëm dhe tepër masiv”.- tha kryeministri Hubert Minnis.

Erërat dhe shiu i furishëm goditën ishujt në veri-perëndim, teksa kanë detyruar dhjetëra qindra njerëz të evakuohen.

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare mësohet se shirat dhe erërat e forta janë lehtësuar disi, por e gjithë zona është e përmbytur.

Burimi: TIME

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 21 te plagosur 5 te vdekur ishujt bahamas uragani dorian 21 te plagosur 5 te vdekur ishujt bahamas uragani dorian

Sondazh

Poll