Bota

Matthew Palmer i vendosur: Qëllimi im është arritja e një marrëveshjeje, ja plani për dialogun Kosovë-Serbi

2 Shtator 2019, 20:01 Nga DOSJA
Matthew Palmer i vendosur: Qëllimi im është arritja e një

“Qëllimi im është që të kthej Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”-kështu u shpreh i dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në një intervistë me Tanjug.

I dërguari i sapoemëruar amerikan tregon se e pranoi postin pasi mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

Sipas tij një marrëveshje e tillë do të shndërronte tërë Ballkanin dhe do t’i hapte rrugën drejt Europës Serbisë dhe Kosovës.

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e rëndësishme në agjendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam të përfitojmë prej saj. Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, po ashtu edhe në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”,-tha Palmer.

Palmer tha se ka një sërë sfidash në këtë proces, njëra është që të vazhdojnë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur dhe tjetra për të gjetur një bazë të përbashkët për negociatat.

Ai shprehu shpresë se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranonte të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë përpjekjet e tij që vendet e tjera të heqin njohjen e Kosovës.

E gjithë kjo, sipas tij, “helmon atmosferën” dhe e bën të vështirë kthimin në negociata me një frymë konstruktive.

“Një gjë e tillë nuk është e dobishme. Lobimi me vendet e vogla për të tërhequr njohjen mund të jetë një sukses taktik për Serbinë, por kushton që Beogradi të ruajë interesin e tij dhe të arrijë një marrëveshje për normalizimin. Shpresojmë që të dy palët të kuptojnë interesat e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje. Askush nuk duhet të ketë ndjenjën se ai ka humbur.”

I pyetur se çfarë nënkupton SH.B.A. me kompromis, në një situatë kur është e qartë se Beogradi nuk do të pranojë ta njohë Kosovën pa marrë asgjë, Palmer tha se nuk i takon SHBA-ve të gjejnë një kompromis , por është e rëndësishme për palët të marrin përgjegjësinë e tyre.

Bisedimet janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Si kundërpërgjigjie, Beogradi kushtëzoi rifillimin e bisedimeve pa heqjen e tarifave. SHBA-të dhe BE i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat për t’u hapur rrugën bisedimeve. Por qeveria e Kosovës i ka rezistuar trysnisë ndërkombëtare.

Aktualisht Kosova ka një qeveri në dorëheqje, pasi që më 19 korrik kryeministri Ramush Haradinaj paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme meqë u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë.

Marrë nga Tanjug

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi kosove matthew palmer serbi dialogu kosove-serbi kosove matthew palmer serbi

Sondazh

Poll