Aktualitet

Kush ishte "Taulanti" që u përgjua? Klodiana Lala jep detajet: Gjykata asgjësoi CD-në e përgjimit dhe serverin!

Klodiana Lala tha se gjykatësja jo vetëm ka vendosur asgjësimin e CD-së, por edhe të serverit të Gjykatës.

24 Nëntor 2022, 21:47 Nga k.m.
Kush ishte "Taulanti" që u përgjua?  Klodiana Lala jep
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për vendimin e gjykatës për agjësimin e një përgjimi të Prokurorisë e Elbasanit, pasi përgjimi ishte një gabim. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se gjykatësja jo vetëm ka vendosur asgjësimin e CD-së, por edhe të serverit të Gjykatës.

"Gjatë marrjes në pyetje, Çapja pretendoi se një zyrtar i lartë, politikan me emrin Taulant, është përgjuar në lidhje me masakrën e 3 shkurtit 2016, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Janë venë në përgjim disa persona. Çapja deklaroi se një politikan është përgjuar në këtë ngjarje. I vetmi politikan me emrin Taulant, është Taulant Balla, popr Capja nuk e tha me emër dhe mbiemër. Pastaj, vijoi me akuza të forta ndaj prokurorit të çështjes. Mes të tjerash, Çapja deklaroi se gjykata e Elbasanit ka vendosur ta asgjësojë përgjimin. Është firmosur nga Zamira Vyshka. Çfarë thotë vendimi? Është urdhëruar përgjimi i disa personave, mes të tjerave shtetasi Taulant, por nuk jepet mbiemri dhe funksioni.

Më pas, oficeri i policisë gjyqësore i referon përgjimet prokurorit. Prokurori pretendon se numri i shtetasit Taulant ishte lapsus dhe ky numër nuk mund të vijonte të përgjohej. Gjykata ka vendosur të asgjësohet CD me përgjime. E dyta, të fshihet server në Prokurorinë e Përgjithshëm!", deklaroi Lala.

Aludimet kanë nisur që kur deklarata u bë nga Ardjan Çapja në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se një politikan me emrin Taulant i kishte kërkuar ndihmë. Por numri i telefonit 0682055399 del në procesverbalet e gjykatës si "Taulant" ndonëse i njëjti numër përkon me numrin e kryetarit të grupit të PS, përmes verifikimit në rrjetet sociale. Por sërish kjo nuk implikon socialistin në këtë çështje. Situata ndryshon në këtë moment. 

klodiana lala

Sondazh

Poll