Aktualitet

“200 thasë pleh i përzierë me kokainë në laborator,”/ Flet kryeplaku i Fratari pas zbulimit të drogës: Pronari i banesës tani është drejtor në Bashkinë e Tiranës

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës. 

24 Nëntor 2022, 19:34 Nga k.m.
“200 thasë pleh i përzierë me kokainë në
Fiqeret Muçaj

FIER- Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka bërë me dije gjatë intervistimit nga mediat se nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ndodhte në vendin që ishte kthyer në një laborator droge. Teksa përsëriste se nuk e kishte idenë çfarë ndodhte brenda godinës, shtoi se nga brenda u nxorrën vetëm thasë të mbushur me pleh.

“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës. 

“Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi,”- shtoi ai.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

fiqeret muçaj laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll