Aktualitet

Droga erdhi nga Kolumbia në Fier, por jo pa u vënë re nga DEA, ishin nën përgjim që nga gushti

Përgjimet kanë zgjatur për rreth 3 muaj, deri në finalizimin e aksionit ditën e sotme. 

24 Nëntor 2022, 21:33 Nga k.m.
Droga erdhi nga Kolumbia në Fier, por jo pa u vënë re nga DEA,
Viktor Çervanaku

FIER- Detaje të reja zbulohen nga kapja e sasive droge dhe gjetjes së një laboratori droge në Frakull e Madhe të Fierit. Deri më tani mendohet se droga nga Kolumbia në Fier ka mbërritur në fillim të muajit gusht, e po në të njëjtën ditë, të dyshuarit kryesorë kanë nisur që të mbahen në përgjim. Përgjimet kanë zgjatur për rreth 3 muaj, deri në finalizimin e aksionit ditën e sotme. 

Ndërkohë laboratori ishte vendosur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

viktor Çervanaku laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll