Aktualitet

MSH: COVID-19 në Shqipëri, 12 qytetarë të infektuar

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë.

24 Nëntor 2022, 19:29 Nga k.m.
MSH: COVID-19 në Shqipëri, 12 qytetarë të infektuar
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19 nga 417 testime të kryera. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Rastet e reja janë shënuar nga 3 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 2 në Roskovec, nga 1 qytetarë në Kamëz, Rrogozhinë, Selenicë, Delvinë. Ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 417

Testime totale 2,007,492
Raste pozitive 332,191
Raste të shëruara 328,419
Raste Aktive 178
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Fier 11
Gjirokastër 11
Vlorë 3

Elbasan 2
Berat 2
Durrës 2
Shkodër 2

ministria e shëndetësisë pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll