Aktualitet

Laboratori i kokainës, 'forca' edhe nga fqinjët, edhe policë malazezë në Frakull të Madhe

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në Fier ka prezencë edhe të Policisë malazeze. 

24 Nëntor 2022, 20:42 Nga k.m.
Laboratori i kokainës, 'forca' edhe nga fqinjët, edhe
Policia malazeze

FIER- Vazhdon aksioni nga SPAK, DEA dhe policia malazeze në laboratorin e drogës në Fratar të Fierit, ku u zbuluan rreth 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se fshihet kokainë e ardhur nga Kolumbia si dhe fishekë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në Fier ka prezencë edhe të Policisë malazeze. 

Ndërkohë që laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll