Aktualitet

Në thasët me pleh fshihej droga/ PAMJE nga banesa e ish-kryekomunarit të PS, nga gardhi i lartë nuk dukej asgjë (FOTOT)

Në banesë ka vetëm një dritë të ndezur, me shumë gjasë nga efektivët e Policisë që po kontrollonin zonën për gjurmë lëndësh narkotike. 

24 Nëntor 2022, 20:46 Nga k.m.
Në thasët me pleh fshihej droga/ PAMJE nga banesa e ish-kryekomunarit
Pamje nga banesa

TIRANË- Zbulohen pamje nga banesa e Viktor Çervanakut. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, e gjithë banesa e ish-kryekomunarit të Fratarit është e rrethuar me gardh, ndërsa ka edhe një portë të madhe, jashtë nga e cila nuk duket asgjë se ç'ndodhte brenda. Në banesë ka vetëm një dritë të ndezur, me shumë gjasë nga efektivët e Policisë që po kontrollonin zonën për gjurmë lëndësh narkotike. 

Në thasët me pleh fshihej droga/ PAMJE nga banesa e ish-kryekomunarit
Pamje nga banesa

Ndërkohë që laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

laborator kokaine ne fier fier

Sondazh

Poll