Aktualitet

U kap për laboratorin e drogës në Fier/ Kodra, i përfshirë në plagosje e tentativa vrasjeje, djali i ish-qitëses

Klajdi Kodra rezulton të jetë djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.

24 Nëntor 2022, 18:49 Nga A.B
U kap për laboratorin e drogës në Fier/ Kodra, i
Klajd Kodra

TIRANË- Ditën e sotme u arrestuan 4 persona nga forcat 'Shqiponja' pasi u kapën me armë në mjetin 'Range Rover'. Më vonë u zbulua se këta të rinj kanë lidhje me laboratorin e drogës që u zbulua në Fier.

Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra, janë arrestuar së bashku në 14 shtator 2016, për të njëjtën akuzë, atë të armëmbajtjes pa leje. Në atë kohë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët e Policisë së Tiranës iu gjet një pistoletë.

Mirëpo, Bledar Matoshi, mbahet mend për kundërshtimin ndaj uniformave blu, njërin prej të cilëve e ka goditur me grushte dhe madje i ka grisur edhe uniformën. Ndërkohë, Klajdi Kodra rezulton të jetë djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.

Ata u ndaluan ditën e sotme, në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, teksa lëviznin me automjetin tip “Range Rover”. Pas kontrolleve, forcat 'Shqiponja' zbuluan e më pas sekuestruan 4 armë zjarri, sasi të konsiderueshme municioni luftarak, 5 aparate celulare dhe automjeti me të cilin lëviznin 4 të arrestuarit. Sipas 'TopNeës', 4 të rinjtë ishin nisur drejt Dibrës për të vrarë një person. Mister mbetet identiteti i këtij të fundit.

operacioni katrori bledar matoshi klajdi kodra lindita kodra

Sondazh

Poll