Aktualitet

Përmet, bashkë me të atin plagosën rëndë 3 persona, në pranga 25-vjeçari Justin Ndina

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi bashkë me të atin, e arrestuar menjëherë, janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me tre persona të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

24 Nëntor 2022, 15:07 Nga DOSJA
Përmet, bashkë me të atin plagosën rëndë 3
Foto ilustruese

PËRMET- Arrestohet 25-vjeçari Justin Ndina, i cili bashkë me të atin plagosi rëndë 3 persona më 28 tetor të këtij vitit. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi bashkë me të atin, e arrestuar menjëherë, janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me tre persona të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Njoftimi i Policisë:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, një 25-vjeçar, i kërkuar si bashkautor i plagosjes së rëndë, me sende të forta, të 3 shtetasve, ngjarje e ndodhur më 28.10.2022.

Autori tjetër i kësaj plagosjeje (babai i të ndaluarit), u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

justin ndina permet

Sondazh

Poll