Aktualitet

EMRAT/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Kukës

Mësohet se në pranga ka rënë Enkeled Alushaj, i cili u kap në vendin e quajtur 'Ura e Drinit të Zi'.

24 Nëntor 2022, 15:01 Nga I.A
EMRAT/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Foto Ilustruese

KUKËS- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Enkeled Alushaj, i cili u kap në vendin e quajtur 'Ura e Drinit të Zi'. Ai në makinën e tij kishte 4 emigrantë, dhe do të paguhej 600 euro, për transportin e tyre.  

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Drini i Zi”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës. Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar që u kap duke transportuar kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Kukës, në vijim të punës 24/7, në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drini i Zi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë. 33-vjeçari u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjet, kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

enkeled alushaj

Sondazh

Poll