Aktualitet

Bënin namin me para, telefona dhe rroba firmato, shkatërrohet banda e të miturve shqiptar në Itali

Dëshmitë e kalimtarëve që rrinë çdo ditë në zonë, flasin për një grup i përbërë nga 5-6 djem, të gjithë të mitur, mes tyre edhe disa vajza, që enden mes stacionit të metrosë dhe autobusit.

24 Nëntor 2022, 16:29 Nga d.a.
Bënin namin me para, telefona dhe rroba firmato, shkatërrohet banda e
foto ilustruese

ITALI- Para, telefona inteligjentë, ora por edhe bluza, xhup, rripa, këpucët, gjithçka që mund të ketë një vlerë dhe është firmë ka qenë në qendër të një bande shqiptare pranë stacionit të metrosë Bisceglie në Milano.

Sipas mediave vendase, dëshmitë e kalimtarëve që rrinë çdo ditë në zonë, flasin për një grup i përbërë nga 5-6 djem, të gjithë të mitur, mes tyre edhe disa vajza, që enden mes stacionit të metrosë dhe autobusit.

Banda e të miturve përbëhet nga adoleshentë të moshës 16 dhe 17 vjeç, gjithmonë hynte në veprim në orët e vona të pasdites, veçanërisht nga ora 18 deri në 20. Sulmet, frikësimet dhe grabitjet kanë ndodhur për disa javë, por në periudhën e fundit ato janë intensifikuar. Viktimat janë zakonisht moshatarët e tyre ose fëmijët më të vegjël, madje edhe 14 vjeç. Pre e pafuqishme, të cilët sulmohen mbi të gjitha nëse janë vetëm, ndërsa presin, me kufje në vesh autobusin që i çon në shtëpi, nga shkolla ose nga një shëtitje me miqtë. 

policia italiane banda shqiptare ne itali

Sondazh

Poll