Aktualitet

Aksidentoi 21-vjeçaren në Selanik/ Shqiptari shfajësohet para policisë: S'do të kishte ndodhur, nëse ajo do të kalonte në vizat e bardha

Ai theksoi se menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi

24 Nëntor 2022, 15:18 Nga a.l
Aksidentoi 21-vjeçaren në Selanik/ Shqiptari shfajësohet para
shqiptari

GREQI- Shqiptari 26- vjeçar i cili aksidentoinjë 21- vjeçare disa ditë më parë në Selanik, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve vetëm pak orë pasi u vetëdorëzua. Ai ka deklaruar para policisë se ngjarja mund të ishte shmangur nëse vajza do të kishte kaluar në vizat e bardha. Ndërsa theksoi se menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi, shkruan protothema.gr.

"Në lidhje me fajin e aksidentit, dua të them se nëse do të kishte tentuar të kalonte rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorët, asgjë e pakëndshme nuk do të kishte ndodhur. Në 20 metra ka pasur një vendkalim për këmbësorë. U largova nga vendi i ngjarjes pasi isha i frikësuar pasi nuk kam leje qëndrimi në Greqi”, tha shqiptari para hetuesëve. 

Si ndodhi aksidenti?

E plagosura studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik dhe ishte me origjinë nga Chania, në ishullin e Kretës. Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj. Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 26-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital./ Dosja.al

aksidenti ne greqi shqiptari perplas greken

Sondazh

Poll