Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Ambasada amerikane: Të gjithë të barabartë para ligjit, si funksionojnë organet hetuese (VD)

3 Shtator 2019, 07:35 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi/ Ambasada amerikane: Të gjithë të

Tiranë- Ambasada amerikane në vendin tonë  ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi. Me anë të një video në Facebook, thuhet se të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit.

Ambasada shpjegon Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, SPAK dhe BKH, një përmbledhje e atyre qe ka postuar gjatë javëve të fundit, duke shpjeguar rëndësinë e organeve të drejtësisë dhe se si do funksionojë secila prej tyre.

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH:https://bit.ly/2PkUB9y #CfareEshteReformaNeDrejtesi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Vijon procesi i Vettingut. Pritet që gjatë muajit shtator të ngrihet SPAK.  Nga ana tjetër KED përfundoi procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka përfunduar procesi i intervistave me Arta Vorpsin, Elsa Toskan, Fiona Papajorgjin, Regleta Panajotin, Marsida Xhaferllarin dhe Besnik Muçin. Është vendosur që të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre. Këto vlerësime do ia dërgojë Kuvendit dhe Presidencës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane organet e hetimit reforma ne drejtesi spak ambasada amerikane organet e hetimit reforma ne drejtesi spak

Sondazh

Poll