Politike

Rama: Mirë që më akuzoni mua se jam llupës i pangopur gjelash, por si akuzoni Alabbar, këtë personalitet global?

Rama tha se sulmin ndaj tij e kupton. 

24 Nëntor 2022, 13:10 Nga f.g
Rama: Mirë që më akuzoni mua se jam llupës i pangopur
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i bëri "moral" opozitës sesi akuzon investitorin arab Mohammed Alabbar që sipas tij është një "njeri i njohur botërisht për sukseset e tij". Rama tha se sulmin ndaj tij e kupton. 

“Mufot dhe Cufot, kur nuk mungojnë edhe gjelat e detit, që janë prurje e re. Eagel Hills është regjistruar në Abu Dhabi. Garantët konfidencial janë në Abu Dhabi. Nuk është Emmari thonë, dhe e bëjnë mashtrim. Por nuk kanë cipë, se nuk po më akuzojnë mua. Llupës të pangopur gjelash deti. Por Akuzojnë me mashtrim një personalitet të ekonomisë globale. Drejtuesin e Emmar Group. Është në të drejtën e tij të vijë me një kompani të re, siç shkoi në Serbi, Eagel Hills Serbia. Personalitet është ai. 12 mijë vende pune të mirë paguara. Duhet të jesh me mendje hajduti që të shpifësh. Si ato që jepnin vendin me një euro.” tha Rama./Dosja.al

edi rama mohammed alabbar seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll