Bota

Varhelyi: Marrëveshja për targat është e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin

Ai ka shkruar se marrëveshja është e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin

24 Nëntor 2022, 11:35 Nga I.A
Varhelyi: Marrëveshja për targat është e suksesshme për
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se marrëveshja është e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin.

“Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar Ambasadën amerikane në Kosovë për angazhimin e saj në arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe.

oliver varhelyi

Sondazh

Poll